Zgjedhen anëtarët e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndëretnike

Published on 14-07-2017

Parlamenti i Maqedonisë në vazhdimin e pasdites të seancës së tetë ka miratuar një vendim për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike.

Për anëtarët e Komisionit nga deputetët maqedonas janë zgjedhur Xhaklina Llazarevska, Nikica Korubin, Kosta Janevski Sllavica Shumanska Miteva, Antonijo Milloshoski, Goran Manojlloski, Dafina Jovanovska Stojanoska. Anëtarë nga radhët e deputetëve shqiptarë janë Rexhail Ismaili, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Shpresa Hadri, Ziadin Sela, Fadil Zendeli dhe Zeqirja Ibrahimi. Deputetët turq do t’i përfaqësojë Jusuf Hasani, vllehët Sashko Kostov, romët Kurto Dudush, serbët Ivan Stoiljkoviq, kurse boshnjakët Zeqir Ramçiloviq.

Parlamenti miratoi edhe vendimin për ndryshim dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve dhe zv. kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit, si dhe zgjedhjen e shefit, anëtarët dhe zëvendësit e Delegacionit të Parlamentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacionit të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.

Parlamenti më tej vazhdon debatin për Propozimin mbi propozim për mbylljen e llogarisë së Buxhetit për vitin 2016

Enjoyed this video?
kuvend-804x380
"No Thanks. Please Close This Box!"