Zgjedhjet e parakohshme ndikojnë tek investimet e huaja

Published on 08-06-2017

financa

Shatri thotë se stabiliteti politik i një vendi ndikon edhe tek investitorët e huaja

Zgjedhjet e parakohshme do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek investimet e huaja të cilat vitin e kaluar ishin në rënie. Asnjë investitorë i ri nuk do të investojë në një vend pa Qeveri.

Kështu vlerësojnë ekspert të ekonomisë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Ndërsa sipas të dhënave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nga periudha janar-shkurt të këtij viti në Kosovë, investimet e huaja arrijnë vlerën 43.3 milionë euro.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se stabiliteti politik i një vendi ndikon edhe tek investitorët e huaja.

Ndërsa, Arton Demhasaj, vlerëson se gjendja politike krijon pasiguri tek investitorë e huaj.

Në ndërkohë, drejtori i KIESAS, Besjan Mustafa, përmes përgjigjeve elektronike ka thënë për KosovaPress, se Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), rreth IHD-vë në Kosovë bazohet në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), dhe sipas të dhënave që i kanë publikuar përfshijnë periudhën janar – shkurt 2017, IHD-të në Kosovë arrijnë vlerën 43.3 milionë euro.

Mustafa duke i cituar të dhënat e BQK-së, tha se shtetet që kanë investuar më së shumti gjatë kësaj periudhe janar- shkurt janë Gjermania, Zvicra, Austria, Turqia, Shqipëria, SHBA, Sllovenia dhe Spanja./21Media

Enjoyed this video?
financa
"No Thanks. Please Close This Box!"