Zgjedhjet lokale do sjellin dridhje politike tektonike !

Published on 30-08-2017

Epilogu i rrezulltateve në zgjedhjet lokale edhe nga miopët politik është më se i lexueshëm. Partitë politike që ishin në ortaki një decenie në pushtet qendrorë (VMRO-BDI) përveç pesë komunave, kanë vetëqeverisur thuaja se me tetdhjetë komuna tjera përfshirë këtu edhe kryeqytetin e vendit Shkupin.

Tani më këta subjekte nuk janë në pozicion dhe fuqi politike për ti fituar të gjitha këta të cilat tani më e konfirmuar se i kanë fituar me procese zgjedhore të konstruktuara dhe të falcifikuara në forma të ndryshme. Duke patur para syshë klimën politike në vendë, pa dyshim se këta dy subjekte do të pësojnë humbje të thellë madje as vetë gjatë kohë nuk do të mund të kthellohen se si ishte e mundur tu ndodhë një debakël gallopant.

Prandaj , duhet thënë troç se këta subjekte edhe pse po keqëpërdorin rresurset komunale dhe buxhetet në shërbim të zgjedhjeve së shpejti do të përgjigjen për këta abuzime dhe për shpërdorime tjera. Këta subjekte duhet ta kenë në dijeni se ndoshta jo mjaftueshëm por në nivel rrespektibil votuesit në veçanti ata shqiptarë kanë arritur në pjekurinë e duhur të kulturës dhe vetëdijësimit politik sa për të mos ra pre e mashtrimeve të ndryshme. Kur jemi te vetëdijësimi, kjo ka të bëjë me faktin se kushudi sesa metër katrorë plaka të betonit dhe asfallt të shtroni nuk do të çojë peshë, sepse dhe vetëm sepse këto janë detyrime ligjore të pushteteve lokale, por nga votuesit vlerësohet mënyra. transparenca,koha, kurë dhe si ato realizohen.
Dhe ja sesi do të duket dridhja politike tektonike nga epilogu i këtyre zgjedhjeve lokale. Ata të cilët jo më largë se tetë muaj më parë në zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare që trumbetonin se do të fitojmë më shumë se 63 deputetë mbeten me 51, ata që trumbetonin se jo vetëm se do të fitojmë por edhe do të triumfojmë pësuan debakël si kurë më parë, ata që trumbetonin se do të fitojmë 15 mandate fituan vetëm pesë dhe ata që trumbetuan dhe synonin tetë mandate fituan vetëm tre.

Është e natyrshme dhe strategjike në garën politikë të synohet maksimumi, por kur synimet janë në kundërshtim me realitetin dhe klimën aktuale politike atëherë dëshprimet janë më të mëdhaja.Pavarësisht se cila parti sa komuna do të fitojë,rivaliteti të sjellë në përfundim se në komunat shqiptare thuaja se në të gjitha sipas modelit zgjedhorë për zgjedhjen e kryekomunarëve do të shkohet në balotazhë dhe se balotazhi do të mundësojë rikonfigurim të vullneteve politike nga ana e votuesëve dhe tek atëherë do të ndodhë DRIDHJA POLITIKE!
Pra dridhja do të ndodhë, NDRYSHIMET JANË TË PASHMANGËSHME edhe sikur ju të ndërtoni apo të kishit ndërtuar edhe PISHINAT më të bukura në çdo fshat të shqiptarëve, sepse nuk është çështja te pishinat por te mashtrimet , krimet,abuzimet ordinere dhe HAJDUTLLËKET maramendëse !. (Qenan Aliu)

Enjoyed this video?
hhh-1
"No Thanks. Please Close This Box!"