Zidane: Ka qenë një vit spektakolar për ne!

Published on 04-06-2017

zidan

Zinedine Zidane e ka quajtur spektakular edicionin e Real Madridit.

Mbretërit arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe titullin në La Liga, për të përfunduar një sezon në mënyrën më të mirë, një sezon që nuk e kanë përjetuar prej vitesh.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë, por sidomos për lojtarët dhe këtë klub të madh. Nuk është e lehtë për të fituar Ligën dhe Ligën e Kampionëve, dhe këtë e kemi bërë me punë të madhe dhe entuziazëm. Ka qenë një vit spektakolar” ka deklaruar Zidane.

“Kurrë nuk ka besuar se si trajner do t’i fitojë gjitha këto, jam shumë i lumtur”, ka shtuar francezi, duke bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë te Real Madridi.

Enjoyed this video?
zidan
"No Thanks. Please Close This Box!"