Zjarr në Kumanovë për shkak neglizhencës së pronarit të Punishtes (FOTO)

Published on 07-08-2017

Një zjarr ka shpërthyer në Kumanovë, ne lokacionin “Vinarska Vizba”, në lagjen e re “Arbëria”, me c’rast nen rrezik jane perfshire edhe shtëpitë që gravitojnë me këtë “Punishte të verës”.

Kanë qenë banorët lokalë nepermjet nderhyrjes se shpejte, ata te cilet kane arritur ta vënë nen kontroll dhe lokalizojnë zjarrin, kuptohet edhe me ndihmen e sherbimeve zjarrefikese te Kumanoves.

Ndonëse banorët e kësaj zone kanë kërkuar disa herë që pronari i “Punishtes së verës”, t’i marrë masat preventive për të pastruar terrenin me kohë, kerkesat e ketilla nuk jane respektuar nga pronari gjegjeisht jane injoruar.

Te revoltuar jasht mase nga sjellja e pronarit te Punishtes, banoret e kesaj lagjeje kerkojne menjehere qe autoritetet lokale të ndërmarrin masat e nevojshme për të vetëdijësuar pronarët e ” Vinarska Vizba”, ndryshe nuk do të jenë te qetë, sepse, sipas tyre, “rrezikohemi që nga bari i thatë i terrenin të tyre të përfshijë edhe shtëpitë që gravitojnë në këtë terren”.

20621941_1457111631044990_4599919523177864045_n

20638932_1457111604378326_3316512366093907998_n

20664729_1457111724378314_2359334835893122254_n

Enjoyed this video?
20621941_1457111631044990_4599919523177864045_n
"No Thanks. Please Close This Box!"