Zulfi Adili po shkrirjes në Aleancën për Shqiptarët

Published on 10-07-2017

Ideatori dhe themeluesi i partisë Uniteti, Zulfi Adili – Qufa i ka thënë po vendimit të shkrirjes së tre partive LR-PDSH, RDK dhe Uniteti në një parti të vetme. Adili në cilësinë e nënkryetarit të Unitetit ka përshëndetur vendimin e LR-PDSH dhe ka thënë se duhet të realizohet ky proces që ka qenë pikënisje dhe premtim i dhënë nga liderët e tre partive.
“Përshëndes vendimin dhe i rikujtoj që premtimet ti mbajmë. Ti dalim zot fjalëve të dhënë para votuesve shqiptarë.”, theksoi Adili.
Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të thirrë organet partiake ku do të vendos shumica për këtë vendimin e unifikimit. (INA)

Enjoyed this video?
qufa-1-696x385
"No Thanks. Please Close This Box!"