Zvicerani ofendon shqiptarët, përfundon në spital

Published on 12-04-2017

Zvicerani ofendon shqiptarët, përfundon në spital

Mbrëmjen e së dielës, persona të panjohur e kanë rrahur një zviceran 34-vjeçar. Ai ka pësuar tronditje truri. Pasi që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, policia kantonale e Aargaut kërkon dëshmitarë.

Mbrëmjen e vonshme të së dielës, një zviceran 34-vjeçar është rrahur brutalisht në rrugën „Hardstrasse“ në Neuenhof të Zvicrës, informoi policia të martën në një komunikatë të saj, përcjellë „Shtegu.com“. Një veturë e ambulancës e ka dërguar viktimën në spitalin e Badenit, ku i është diagnostifikuar tronditje truri. Në ndërkohë, ai ka dalë nga spitali.

Arsyet që kanë shkaktuar rrahjen janë ende të paqarta, bile edhe viktimës nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur. Sipas dëshmitarëve, viktima ka qenë duke ecur i dehur dhe bërtitur pa ndonjë arsye. Banorët në afërsi kishin dëgjuar brohoritje kundër shqiptarëve.

Pas kësaj, disa persona të panjohur e kanë sulmuar zviceranin e dehur, duke filluar ta godasin pa mëshirë. Edhe pasi ishte shtrirë përtokë, disa nga ta kanë vazhduar ta godasin me shqelma. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të shtrirë viktimën e pafuqishme.
Policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve të tjerë.

Enjoyed this video?
Zvicerani ofendon shqiptarët, përfundon në spital
"No Thanks. Please Close This Box!"