Zvicra me strategji të re trevjeçare për mbështetjen e Maqedonisë

Published on 26-05-2017

Zvicra paralajmëron vazhdimin e mbështetjes për Maqedoninë me strategji të re trevjeçare.

“Sot Zvicra është një prej partnerëve më të mëdhenj bilateral të Maqedonisë dhe me strategjinë e re zvicerane për bashkëpunim 2017 – 2020 janë paraparë obligime financiare në lartësi prej 76 milionë franga zvicerane”, kumtoi ambasada e Zvicrës në Maqedoni.

Qëllimi i strategjisë së re është ta mbështesë Maqedoninë në reformat e saj t’i arrijë standardet evropiane dhe vlerat dhe të vazhdojë me demokracinë inkluzive sociale dhe ekonominë e tregut, njëherësh duke siguruar menaxhim efikas me resurset natyrore.

Strategjia, siç theksojnë, ndjek qasjen praktike e cila fokusohet në përmirësimin e kushteve për jetesë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Detajet e strategjisë do të prezentohen më datën 31 të këtij muaji në Shkup.

Siç theksohet në kumtesë, Zvicra e mbështet tranzicionin politik, social dhe ekonomik të Maqedonisë nga viti 1992. Ky bashkëpunim shumëvjeçar vjen prej traditës zvicerane të solidaritetit dhe përgjegjësisë dhe e reflekton rëndësinë të cilën Zvicra ia jep stabilitetit dhe zhvillimit të Maqedonisë dhe rajonit. Zvicra, qëndron në kumtesë, është e vendosur t’i thellojë marrëdhëniet me Maqedoninë përmes zhvillimit të aktiviteteve diplomatike dhe zhvillimore në vend.

Zvicra e njohu Republikën e Maqedonisë më 12 maj 1993 dhe në marrëdhëniet bilaterale e shfrytëzon emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Enjoyed this video?
133712177
"No Thanks. Please Close This Box!"