Zv/ministri për transport dhe lidhje, Remzi Mehmedi realizoj takim pune me kryetarin e Bogovinës, Albon Xhemaili

Published on 06-12-2017

Sot zëvendës ministri për transport dhe lidhje z.Remzi Mehmedi  realizoj takim pune me kryetarin e ri të komunës së Bogovinës, z.Albon Xhemaili.

Në takim u shkëmbyen të dhëna dhe informata nga të dy palët. Theks të veçant u tregua ndaj problemeve te sistemit për kanalizim dhe ujësjelles si dhe problemeve në aspektin e planifikimit urbanistik.

Zëvendës ministri  Mehmedi e informoj kryetarin e komunës se në kuadër të ministrisë së transportit  përmes sistemit të kredive, gjegjësisht të njohura për komunat si mjete grand,  për Komunën e Bogovinës për shfrytëzim janë paraparë mjete prej 514.000 euro, mjete këto që nëpërmjet  projekteve të ndryshme komuna është dashur ti shfrytëzon për nevojat e qytetarëve përmes Ministris për transport dhe lidhje. Mirpo këto mjete të parapara për shfrytëzim deri sot e kësaj dite kanë ngelur të pashfrytëzuara.

Kryetari i komunes tregoi interes dhe gadishmëri që sa më shpejt të jet e mundur të vihet bashkpunimi dhe të fillohet me realizimin e projekteve. Ai theks të veçant i vëndoi problemit me ujë të pishem që ishte problem ma i madh për banorët e asaj zone e sidomos gjatë peridhës së verës. Nuk u la pa u përmend edhe problemi me sistemin e kanalizimit si dhe të stacioneve filtruese.

Sa i përket problemit të planifikimit hapsinor nga gjendja faktike u pa se deri sot komuna e Bogovinës nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret . U vendos që edhe një her të behen analiza me detaje dhe konketizime nga ana e komunës për variantat e mundëshme për sjelljen e një plani të ri urbanistik i cili do të lehtësonte një seri problemesh me të cilat haset komuna.

Z.Mehmdi e siguroi kryetarin se për realizimin e të gjitha projekteve që do të parashtrohen në Ministrin për transport dhe lidhje do të ketë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme që të arrihet sa ma leht dhe sa ma shpejt deri te realizimi i drejt i tyre.

Enjoyed this video?
mehmeti
"No Thanks. Please Close This Box!"