Zyrtare: Reali konfirmon transferimin e dytë, zëvendëson Pepen (Foto)

Published on 06-07-2017

Real Madrid ka konfirmuar se ka kthye në skuadër mbrojtësin spanjoll, Jesus Vallejo
Skuadra e Real Madridit ka konfirmuar transferimin e dytë brenda dy ditësh. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin spanjoll, Jesus Vallejo.
Në fakt Vallejo ishte transferuar në vitin 2015 nga Zaragoza, ku sezonin e parë kishte qëndruar i huazuar te ajo skuadër, ndërsa sezonin që lamë pas ishte në Eitracht Frankfurt.
Vallejo në Madrid kthehet për të zëvendësuar Pepen, i cili u largua pas 10 viteve për të kaluar në Besiktas.
Mbrojtësi spanjoll do të prezantohet nesër në ora 13:30 në Santiago Bernabeu, ndërsa më pas do të mbaj edhe një konferencë për media. /Express/

Enjoyed this video?
ronaldo98_1499356653-2439527
"No Thanks. Please Close This Box!"